Ortodoncia
1. Cfare eshte Ortodoncia?
2. Cfare eshte nje Ortodont?
3. Cilat jane disa nga perfitimet e nje Trajtimi Ortodontik?
4. Kam nevoje per nje Trajtim Ortodontik?
5. Kur fillon nje Trajtim Ortodontik?
6. Deri ne cfare moshe mund te bej Trajtim Ortodontik?
7. Sa kohe do te zgjase Trajtimi Ortodontik?
8. A eshte i dhimbshem?
9. A do te demtoje dhembet e mi Trajtimi Ortodontik?
10. Po sikur mbajtesja e dhembeve te thyhet gjate trajtimit?
11. Cilat jane Trajtimet Ortodontike me te perdorura?
Trajtimet me te perdorura jane:
- Eshte nje specializim ne stomatologji qe ka te beje me drejtimin e dhembeve per t'iu dhene atyre funksionalitetin maksimal si dhe per ceshtjet e lidhura me estetiken. Perdorimi i aplikacioneve te ndertuara posacerisht per kete objektiv, duke perdorur nje presion te lehte por efektiv per drejtimin e tyre.
2. Cfare eshte nje Ortodont?
- Mjeku Ortodont mbart nje specializim 3-vjecar pervec shkolles se stomatologjise dhe eshte nje specialist ne drejtimin e dhembeve duke siguruar edhe funksionimin e tyre ne menyre korrekte. Te gjithe Mjeket Ortodont jane stomatolog, por vetem 3% e stomatologeve jane Specialist Ortodont.
3. Cilat jane disa nga perfitimet e nje Trajtimi Ortodontik?
- - Dhembe te drejte dhe nje buzeqeshje te bukur qe rrit vetbesimin dhe vetvleresimin tuaj.
- - Permiresim i formes se fytyres dhe profilit tuaj.
- - Aftesi me te mira pertypese dhe artikulimi.
- - Ndalimi i perdorimit te veshjeve per dhembet ne menyre qe ata te prekin njeri tjetrin ne menyren e duhur.
- - Permiresim i aftesise per te pastruar dhembet tane, shmangia e renies se tyre si dhe e semundjeve periodontale.
- - Vendosja e nje themeli te shendetshem per nje dhemb qe tashme mungon apo punet restauruese.
- - Reduktimi i paaftesise se frymarrjes midis gojes dhe buzes.
- Nepermjet perparimeve ne fushen e Teknologjise Ortodontike, mbajteset e sotme te dhembeve jane me te forta si dhe me efektive se me pare. Mbajteset mund te jene me te rehatshme dhe me estetike 'with clear braces or with the new Invisalign appliances'. Kujdesi ortodontik kombinon artin, shkencen dhe teknologjine dentare per te krijuar nje buzeqeshje te shendetshme, te bukur dhe qe zgjat gjithe jeten.
Statistikisht, persona te cilet kane mbajtur mbajtese qe femije kane me pak probabilitet per te patur semundje kardiovaskulare kur rriten. Femijet qe vene mbajtese mesojne te kujdesen per veten e tyre gje qe perkthehet ne nje reduktim te mundesise per semundje kardiovaskulare. Gjithashtu, ekzistojne disa te dhena te koheve te fundit te cilat thone se bakteret orale mund te luajne nje rol te rendesishem ne semundjet kardiovaskulare pasi ato shperbejne Kalciumin ne gojen tuaj dhe e depozitojne keshtu ne arterie. Ortodoncia ndihmon ne parandalimin e infeksioneve orale te cilat mund te kene nje efekt direkt ne semundjet e zemres.
4. Kam nevoje per nje Trajtim Ortodontik?
- Nje problem ortodontik nuk eshte perhere i dukshem, edhe dhembet e drejte vete mund te permbajne pasaktesira ne lidhjen midis tyre. Keto jane disa shenja :
- - Humbja e mevonshme e dhembeve te qumshtit.
- - Problem ne pertypje dhe kafshim.
- - Frymemarrja.
- - Thithja e gishtave.
- - Dhembe te dale ne vende te gabuara.
- - Okluzioni i dhembeve ne menyre te pabarabarte.
- Kur dhëmbët nuk përputhen si duhet, muskujt e nofullave punojne me shume, kjo gje çon në probleme si dhimbje koke. Trajtimi ortodontik zbut kafshimin e nofullës dhe redukton stresin e saj.
Edhe dentisti juaj mund t'ju drejtoje ne nje Specialist Ortodont kur kerkohet nje Trajtim Ortodontik. Ai do t'ju dergoje te beni nje Rreze-X dhemeve tuaj si dhe nofulles.
5. Kur fillon nje Trajtim Ortodontik?
- Ne pergjithesi, trajtimi ortodontik fillon ne femijeri rreth moshes 7 vjece kur femija ka 4-6 dhembe qumeshti. Ne kete faze zhvillimi doktoret mund te shohin problemet e nofulles dhe te dhembeve te perhershem me qarte. Disa probleme ortodontike jane me te lehta per tu korigjuar nese kapen ne kohe.
6. Deri ne cfare moshe mund te bej Trajtim Ortodontik?
- Ortodoncia punon per cdo moshe. Kjo vertetohet nga numri i madh i pacienteve te rritur
te cilet i nenshtrohen ketij trajtimi gjithnje e ne rritje.
7. Sa kohe do te zgjase Trajtimi Ortodontik?
- Trajtimi Ortodontik zakonisht zgjat 6-24 muaj per tu perfunduar komplet.
8. A eshte i dhimbshem?
- Trajtimi Ortodontik nuk eshte aspak i dhimbshëm.
Gjithsesi eshte normale qe per 3-5 ditet e para te keni ndjeshmeri ose presion te lehte tek dhembet.
9. A do te demtoje dhembet e mi Trajtimi Ortodontik?
- Absolutisht jo, nese ju i lani dhembet tuaj rregullisht, me paste me Fluor dhe duke respektuar udhezimet e mjekut.
10. Po sikur mbajtesja e dhembeve te thyhet gjate trajtimit?
- Juve do t'ju duhet te kontaktoni me mjekun ortodont per nje takim urgjent per te zevendesuar mbajtesen. Thyerje te vazhdueshme do te ngadalesojne procesin e trajtimit. Sipas rregullit, sa here qe nje mbajtese thyhet, kohes se trajtimit i shtohen 1-2 muaj me shume, pervec 6-24 muajve te parashikuar. Nese ju i thyeni mbajteset ne menyre te vazhdueshme, trajtimi do te ndalohet duke i lene dhembet ne nje gjendje me te keqe se me pare.
11. Cilat jane Trajtimet Ortodontike me te perdorura?
Trajtimet me te perdorura jane:
- - Pajisjet e levizshme te cilat mund te hiqen per pastrim.
- - Pajisjet fikse te cilat nuk mund te hiqen.